Shmanget tragjedia në Durrës, 25-vjeçari shpëtohet nga mbytja
Një tragjedi është shmangur ditën e sotme në plazhin e Currilave në Durrës.

Rreth orës 12:30, shërbimet e Patrrullës së Përgjithshme, të cilët kryejnë patrullimin me biçikletë kryesisht në bregdet, në lagjen nr.1, në plazhin e Currilave, kanë dëgjuar një zë i cili kërkonte për ndihmë.

Menjëherë shërbimet e Policisë janë futur në det dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg, të shtetasit M.K., 25 vjeç, banues në Lushnje, dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Fatmirësisht shtetasi M.K., është jashtë rrezikut për jetën.

Shtuar më 14/08/2020, ora 13:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori