Shkrumbohet në flakë BMW e sekretarit të gjyqtares Hoxha
Makina e sekretaritgjyqtares Enkelejda Hoxha, Igli Kani është djegur gjatë natës.

Mjeti tip BMW Seria 1 është djegur në qendër të Krujës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.02.2021, në orën 22:55, në Krujë, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit I. K., 28 vjeç, banues në Krujë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Shtuar më 19/02/2021, ora 09:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori