Dështojnë grabitësit në Vorë, shkatërruan bankomatin por "ngecën" tek paratë
Orët e para të mëngjesit të sotëm është thyer dhe është vjedhur një bankomat në qytetin e Vorës.

Persona të paidentifikuar kanë thyer me sende të forta duke e shkatërruar plotësisht dhe më pas nuk kanë mundur të grabisin paratë që ndodheshin në bankomat.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkohë dyshohet se grabitja është kryer nga i njëjti grup që tentoi të grabiste një bankomat në Kamëz pak ditë më parë. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 08:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori