Shkarkohet zv.ministrja serbe (DOKUMENT)

Kryeministri i Kosovës ka shkarkuar zv.ministren e Drejtësisë nga radhët e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiq pasi kjo e fundit i quajti shqiptarët terroristë dhe sulmoi NATO-n për bombardimet në Serbi gjatë kohës së luftës.


"Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq." shkruan Haradinaj.

Shtuar më 25/03/2019, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori