Shifrat e dhimbshme: 14 të vdekur dhe 565 raste të reja me COVID-19 në vend
Në 24 orët e fundit në vendin tonë 14 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar 565 raste pozitive.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, numri i të shëruarve në 24 orët e fundit ka shkuar në 373.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19.

“Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë me përpikmëri rregullat, duke mos e ulur asnjë moment vigjilencën për ruajtjen e distancimit fizik, mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjenën. MSHMS ju bën thirrje sërish qytetarëveshmangin deryrimisht çdo lloj grumbullimi mbi 10 persona”, thuhet në njoftim.


Shtuar më 22/11/2020, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori