Safet Bajri fiton lirinë për pak orë
Safet Bajri, i njohur ndryshe edhe si kreu i grupi famë keq në Shkodër "Bajrajt" mësohet se ka fituar lirën për vetëm pak orë këtë të premte për shkak të një fatkeqësie në familjen e tij.

Mesohet se ai ka marrë leje për 6 orë për të varrosur babain e tij.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Drejtorisa e Përgjithshme e Burgjeve, të cilat sqaruan se leja e vecantë për të paraburgosurin Bajri u dha vetëm pasi u mor edhe miratimi i prokurorisë për Krime te rënda dhe asaj të Shkodrës.

Safet Bajri është nisur rreth orës 10:20 drejt qytetit të Shkodrës nën masa të rrepta sigurie.

I paraburgosuri mësohet se ka shkuar fillimisht në banesën e tij, e më pas drejt varrezave, për tu kthyer pas gjashtë orësh dhe izoluar sërish në ambjentet e paraburgimit 313 në Tiranës.

Kujtojmë se personi në fjalë ka rënë në prangat e policisë pasi disa hetimesh në shtator të 2018.

Ai dyshohet të jetë kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh si dhe rezulton të jëtë dënuar edhe nga drejtësia belge për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, dënim të cilin po e vuan në Shqipëri./albeu.com/
Shtuar më 01/02/2019, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori