Rrëzohet me motor në Shirokë, 65-vjeçari lufton me vdekjen në sallën e operacionit
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shirokë të Shkodrës ku një person që udhëtonte me motro është aksidentuar duke marrë plagë të rënda në trup.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se personi i aksidentuar është i moshës 65-vjeç dhe gjendet në gjendje kritike për jetën. Për shkak të plagësve ai është futur në sallën e operacioneve.

Njoftimi i plotë:

Informacion Paraprak

Me datë 21.04.2019 ora 15.00 në rrugën e Shirokës një person rreth 65 vjeç,ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga me motorçikletë, të cilit nuk dihet akoma identiteti dhe po trajtohet në sallën e operacionit pranë Spitalit Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2019, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori