Roja shkollës përplaset me policinë: Jam në orar të punës
Pas vendimit për moslejimin e institucioneve publike nga ana e Bashkisë Shkodër që të ktheheshin në KZAZ për procesin e nesërm, dhe incidentit të ndodhur në shkollën ‘Jordan Misja’ në këtë qytet, punonjës të policisë së shtetit kanë kërkuar nga rojet e shkollave të hapin dyert.

Pavarësisht urdhërit të paraqitur nga policia-rojeve për hapjen e ambjeteve të shkollave të cilat janë nën administrimin e bashkisë , roja i shkollës ‘Jordan Misja’ në Shkodër, në të cilën janë planifikuar për tu ngritur 2 KZAZ nuk ka pranuar pranuar të hapë derën.

"Jam në orar të punës ashtu sikurse edhe ju. Kam dalë për ditën e punës dhe nuk jam pendueshëm. Kam 27 vite roje ne kete shkolle", është shprehur roja i shkollës, duke thënë se nuk e ka mbyllur ai me zinxhirë e për këtë arsye nuk e ka ai çelësin për ta hapur.
Shtuar më 29/06/2019, ora 19:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori