Isa
Mustafa sapo e ka dorëzuar dorëheqjen nga kreu i LDK-së.
Në mbledhjen e thirrur me kryesinë e partisë,
Mustafa ka dhënë
dorëheqje për shkak të rezultatit të zgjedhjeve të djeshme.
LDK nuk ka fituar në asnjë komunë ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.
Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.
Shtuar më 15/02/2021,
ora 13:52