Rexhep Rraja mbetet në burg, avokati thotë se të rinjtë digjen sot për qejf me cigare
Djali i deputetit Rrahman
Rraja, Rexhepi mbetur në burg sërish sot me vendim të gjykatës së Apelit në Tiranë edhe pse kishte kërkuar lirinë.
Ai akuzohet se kishte dhunuar
Xhisiela Malokun.
Rraja nuk ka shkuar në gjykatë duke dërguar avokatin e tij në seancën që nisi në orën 10:30.
Ilir Murati, avokati i
Rexhep Rrajës tha se provat janë në favor të
klientit të tij duke deklaruar se e kishte takuar vetë Xhisielën, ndërkohë që shtoi se të rinjtë e sotëm digjen për hobi me cigare.
Murati ka thënë se e ka takuar vetë Xhisielën dhe ajo ia ka pohuar këtë.
"Vepra penale e përndjekjes nuk qëndron. Të shfuqizohet vendimi i gjykatës së
Krujës. Të bëhet lirimi i
klientit tim
Rexhep Rraja.
Xhisiela e ka bërë kallëzimin për xhelozi", tha ai ndër të tjera.
Shtuar më 17/10/2018,
ora 11:18