Rëndohet situata, tre viktima dhe 281 raste të reja me COVID-19 në vend
Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga 1276">1276 testime, 281 persona kanë rezultuar pozitiv.

Janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

151 raste në Tiranë,
30 raste në Korçë,
18 raste në Fier,
14 raste në Elbasan,
12 raste në Pogradec,
7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë,
5 raste në Kavajë, Kamëz,
4 raste në Berat
3 në Devoll
2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik,
1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Shtuar më 18/10/2020, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori