Rëndohet bilanci, sa pacientë humbën jetën gjatë orëve të fundit
Ministria e Shendetesise ka njoftuar se gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë në spitalin infektiv.

Bëhet fjalë për një 81 vjeçar nga Shkodra dhe nje 63 vjeçar nga Elbasani.

“Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”- njoftoi sot MSH.

Me dy viktimat e sotme, numri i personave qe kane humbur jeten nga koronavirusi ne vend shkon ne 85.

COVID-19 – Statistika (10 Korrik 2020)
Testime totale 31513
Raste pozitive 3278
Raste të shëruara 1875
Raste Aktive 1318
Humbje jete 85 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 13, Kukës 1, Elbasan 3, Lezhë 1, Berat 1)
Shtuar më 10/07/2020, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori