Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 102 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2264 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar katër viktima të tjera nga koronavirusi gjatë 24 orëve në vendin tonë.
Mes tyre, një 43
vjeçar nga
Kamza, pa semundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh nuk ka mundur të mbijetojë megjithe perpjekjet e mëdha të stafit mjekësor.
E kanë
humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe një 60
vjeçar nga Shkodra, një 64
vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61
vjeçar nga Tirana në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Shtuar më 18/07/2020,
ora 16:12