Rëndohet bilanci në vend, 74 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 2 persona kanë humbur jetën ndërsa 74 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në vendin tonë në 24 orët e fundit.

ISHP bën me dije se një nga pacientët e shtruar ndodhet në terapi intensive.

“Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen ccdo ditë e më tepër dhe me gjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde“, thuhet në njoftimin e ISHP-së.
Shtuar më 05/07/2020, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori