Rama tregon masën ekstreme: Maska do të jetë e detyrueshme kudo
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp ka deklaruar se që nga java e ardhshme, maska do të jetë e detyrueshme në ccdo ambient, përfshirë këtu edhe ambientet e jashtme.

Sipas Ramës, maska nuk do të mbahet vetëm në restorante kur konsumohet ushqim dhe shtëpi ndërsa gjobat do të shtohen në faturat e dritave.

“Nga java e ardhshme, maska do të jetë e detyrueshme kudo. Përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të ushqimit që merr. Gjoba do të apikohet tek fatura e dritave”, tha Rama.

“Për ata që ankohen për gjobën, mjafton që të mos e marrë. Ne nuk mund të rrezikojmë shumë për disa persona që edhe ata janë të shumtë. Duhet të luftojmë shumë që të mos mbyllim sërish Shqipërinë, shkollat, bizneset etj., sepse e dimë shumë mirë çfarë pasojash ka kjo“, shtoi Rama duke shtuar se përdorimi i maskës jashtë është një detyrim edhe në vende të tjera.

Shtuar më 10/10/2020, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori