Rama nga Asambleja e PS-së: 30 Qershori iku paqësisht, por plaga mbeti
Më 30 Qershor fitoi shteti, qytetari. Iku paqësisht por plaga është e haspur dhe më e hapur se asnjëherë është edhe sfida jonë. Të jemi të qartë, 30 Qershorin e fituan shqiptarët edhe për ne, ndërsa gjithçka vjen pas kësaj date, duhet ta fitojmë ne për qytetarët”, tha Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Ai deklaroi se në këtë proces Shqipëria u lëkund por nu u rrëzua edhe falë mbështetjes së faktorit ndërkombëtar.

“Patjetër që në kët proces, Shqipëria u lëkund, u shkund por nuk u rrëzua dhe natyrisht në ndihmë të saj erdhën edhe partnerët tanë, SHBA dhe Bashkimi Europian. Ma ha mendja se asn jëherë kur të flitet për këtë moment, nuk do të hearrohet roli i aleatëve tanë.

Ne nuk është se fituam një betejë për mandatin e ardhshëm të bashkive, por Shqipëria fitoi gjithmonë kulturën e zgjedhjeve, pasi nuk do të shohë më djegie mandatesh, hedhje molotovi, bojkotim zgjedhjesh”, tha Rama
Shtuar më 23/07/2019, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori