Foto ilustruese
Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Fier. Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë dëmtime pasagjerja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Fier / Informacion paraprak
Rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në afërsi të fshatit Gorishovë, shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Drizë, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar pasagjerja, shtetasja U. B., 68 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.