Kapet pas dy orë ndjekjeje nga
shërbimet e Policisë së
Lezhës,
autori i dyshuar i plagosjes me armë
zjarri të 43-vjeçarit, Hile Gjini në Lezhë.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe
armën e zjarrit tip “Pushkë”, me të cilën
autori kreu plagosjen.
Autori i plagosjes, Gjin Gjini 69-vjeç, dyshohet se e ka plagosur për motive pronësie 43-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia /Informacion
Policia e
Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur me armë
zjarri shtetasi H. Gj.
Kapet pas dy orë ndjekjeje nga
shërbimet e Policisë së
Lezhës,
autori i dyshuar i plagosjes me armë
zjarri të 43-vjeçarit.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe
armën e zjarrit tip “Pushkë”, me të cilën
autori kreu plagosjen.
Policia e
Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Balldre, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë në rrethinat e fshatit Balldre dhe të vërë në pranga shtetasin Gj. Gj., 69 vjeç, banues në Balldre.
Ky shtetas dyshohet se për motive pronësie ka plagosur në këmbë, me armë
zjarri, shtetasin H. Gj., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë te kësaj ngjarjeje.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 10:37