Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në kryeqytet, ku një efektiv i forcave të FNSh-së është qëlluar për vdekje aksidentalisht nga djali i tij i mitur.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:25, në rrugën "Shyqyri Brari", pranë Kopështit Zoologjik. Dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën "Shyqyri Brari", pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor dhe
sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veprimet
hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat
hetimore të DVP Tiranë.
Shtuar më 20/12/2020,
ora 14:16