Qëllohet me armë drejt kompleksit të biznesmenit që dyshohet se u vetëvra
Qëllohet me armë në drejtim të një kompleksi në Maminas, pranë autostradës Tiranë-Durrës.

Mësohet se është qëlluar drejt kompleksit luksoz, i cili është në pronësi të Eugert Lazaj.

Ky i fundit u gjet i vdekur në banesën e tij në zonë e Farkës në Tiranë më 30 korrik, ndërsa sipas grupit hetimor dyshohet se biznesmeni u vetëvra.

Njoftimi i Policisë

Një sulm me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:05 por policia njoftoi mbi ngjarjen vetëm në mesditë.

Sipas uniformave blu është qëlluar me armë zjarri në drejtim të derës së jashtme të një objekti, në pronësi të shtetasit L.Z, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen autorit/ve.
Shtuar më 10/10/2020, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori