Policia me "dorë të hekurt", arrestohen 4 persona në Elbasan
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga katër persona, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht per vepra te ndryshme penale.

Policia e Elbasanit jep detaje nga aksioni i zhvilluar gjate 24 oreve te fundit dhe arrestimet e 4 personave.

NJOFTIMI

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas si dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të zbatimit të masave shtesë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore përgjatë fundjavës, Policia Rrugore e Elbasanit ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i këtyre kontrolleve , nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, u arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit:

A.Q., 30 vjeç, banues në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, dhe F.Gj., 50 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

E.M., 23 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

A.K., 38 vjeç, banues në Elbasan, arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan , duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me muret mbrojtëse të rrugës dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në kuadër të parandalimit të prerjes së paligjshme të pyjeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik , u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi: S.I., 44 vjeç, banues në fshatin Shtërmen, Cërrik, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 5 m3 dru zjarri.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërim i pronës me zjarrë”, shtetasi:

K.B., 49 vjeç, banues në fshatin Gostimë, Cërrik, pasi në pyllin e fshatit Shtërrmen, Cërrik në mënyrë të qëllimshëm ka ndezuar disa vatra zjarri dhe për pasojë është djegur një pjesë e pyllit dhe disa pemë frutore në pronësi të shtetasit Sh.B.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan , u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi:

E.G., 44 vjeç, banues në fshatin Pishja,Gramsh, pasi ky shtetas në fshatin Qeret, Gramsh, ushtronte aktivitet tregtar bar-resorant, të pa regjistruar në organet tatimore duke fshehur të ardhurat.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Shtuar më 05/09/2020, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori