Plas tek "Shqiponja", BMW X5 tenton të çajë turmën (FOTO LAJM)

Është shoqëruar me një konflikt fillimi i protestës së opozitës përmes bllokimit të pesë akseve kryesore në vend.

Tek sheshi "Shqiponja" në Tiranë disa makina kanë tentuar që të çajnë turmën, ndërkohë që kanë hasur në kundërshtimin e protestuesve, të cilët kanë qëlluar me shkelma dhe i kanë dalë para makinës.

Në këtë moment kanë ndërhyrë disa deputetë të opozitës duke mos lejuar agravimin e situatës në një përplasje fizike mes shoferëve dhe protestuesve. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2019, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori