Princ Harry pati nevojë për terapi me goditje elektrike kur pa skenat e Meghan Markle në serial

Princi Harry thotë se ka patur nevojë për “terapi me goditje elektrike” për të hequr nga mendja skenat e seksit të Meghan Markle në serialin “Suits”. Princi tregon në librin e tij “Spare” se ai bëri “gabim duke kërkuar në Google dhe duke parë disa nga skenat”.

“Kam parë atë dhe aktorin tjetër në film që sakatonin njëri-tjetrin në një lloj zyre apo sallë konferencash”, shkruan Harry në libër.

“Nuk kisha nevojë të shihja gjëra të tilla drejtpërdrejt”, shprehet ai.

Markle, 41 vjeç, luajti avokaten Rachel Zane në serial për shtatë sezone nga 2011 deri në 2018.