Plas kallashi në Laç, një i vrarë
Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të gjykatës së rrethit.

Krimi është regjistruar pak momente më parë.

Viktima ka mbërritur i vdekur në spital dhe dyshohet se është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës apo motivet e ngjarjes.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet
Shtuar më 13/06/2019, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori