Berisha insiston në ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal: Akti më i shëmtuar në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri

Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë fjalën e tij në Kuvend për procedurë, por është ndalur te kërkesa për Komision Hetimor në lidhje me çështjen Mc Gonigal.

Ai u shpreh se në këtë komision, një seri çështjesh do të marrin përgjigje në lidhje me atë që e quan një nga aktet më të shëmtuara në raportet Shqipëri -SHBA.

“Firmosi  ¼ e deputetëve të parlamenti dhe kanë sjellë një kërkesë për Komision Hetimor për një nga aferat më tronditëse të kohës dhe implikimin direkt të kreut tuaj në rekrutimin dhe agjentit ë FBI McGonigal si vrasës më pagesë kundër opozitës shqiptare. Veprimtaria Rama-Gonigal ka degëzime shumë të mëdha në Tiranë dhe janë një seri çështjesh që duhet të marrin përgjigje. Kurrë Shqipëria nuk mund të kapërcejë këtë problem të tmerrshëm. kemi të bëjmë me një nga aktet më të shëmtuara në marrëdhëniet Shqipëri – SHBA. Më antiksuthetuese në historiën e një vendi. Dhe një grup super mafioz që përdori pushtetin e FBI për të gjobitur biznesmenë, tha Berisha./albeu.com

 

 

 


Shtuar 2.03.2023 10:29