Plagosi me thikë 46-vjeçarin pas një sherri, arrestohet fieraku
Një 64-vjeçar i identifikuar si Agron Muçaj ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi ka qëlluar me thikë një tjetër person.

Mësohet se Muçaj pas një sherri me motive të dobëta ka marrë thikën dhe ka goditur një 46-vjeçar me inicialet L.T.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 64-vjeçari">64-vjeçari u arrestua. Mbi autorin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Shtuar më 21/07/2019, ora 18:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori