Plagoset rëndë me armë zjarri 60-vjeçari në Sarandë, dyshimet e para
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku raportohet se një përson reth 60 vjeç ëhstë plagosur me armë zjarri.

I plagosur është identifikuar si shtetasi, Level Hoxha banues në Piqeras.

Hoxha mësohet se ushtron zanatin e bariut me bagëti të imta në këtë fshat dhe është plagosur me dy plumba një në kofshë e tjetri në krah.

Për shkak të plagëve të marra, 60 vjeçari është transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe përcaktuar shkakun e kësaj ngjarjeje.

Dyshohet të ketë qenë një konflikt barinjsh për kullotat. Bariu 60 vjecar mësohet të ketë thënë se : “nuk pashë se kush më qëlloi. M’u duk se ishte plumb qorr. Nuk kam konflikt me asnjë.” /albeu.com/

Shtuar më 21/01/2019, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori