Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në
Durrës gjatë ditës së sotme.
Dyshohet se pas një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë),
shtetasi E. H., 19 vjeç, i cili është
dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 27.01.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 7,
Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë),
shtetasi E. H., 19 vjeç, i cili është
dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është
shtetasi S. K., të cilin shërbimet e Policisë e kapën në banesën e tij dhe po e shoqërojnë në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 10:22