Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare të
Gjykatës Kushtetuese pas përplasjeve të vazhdueshme me KED dhe sëfundmi maxhorancën për radhën e dekretimeve.
Vendimi i Presidentit Meta për të dekretuar Xhaferllarin vjen pas debateve publike me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për radhën e dekretimeve të anëtarëve të
Gjykatës Kushtetuese.
Pak ditë më parë, KED vendosi të publikojë në Fletoren Zyrtare emrin e Arta Vorpsit si anëtare të
Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që Meta kishte dekretuar Besnik Muçin.
Fill pas kësaj, Kuvendi miratoi njëherësh dy emra gjatë seancës së fundit duke mbyllur kështu rrugën e zgjedhjes së emrave të tjerë.
Vendimi i fundit i Metës për të çuar Marsida Xheferllarin në Gjykatën
Kushtetuese është episodi i fundit i përplasjes Presidentë-Kuvend-Qeveri.
Dekreti
Në mbështetje të neneve 93, 125 pikat 1 e 3, 129, 149/d pika 1, 179 pikat 2 e 12, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 8 dhe 86 pika 4, shkronja “c” të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e
Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administrova “Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për
plotësimin e vendit vakant në Gjykatën
Kushtetuese (vakancë e plotë) e shpallur nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019”, akte këto të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimet nr.132, datë 21.09.2019 dhe 133, datë 21.09.2019; pasi u njoha me të gjithë praktikën dokumentare të vendimmarrjes dhe vlerësimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët e ngelur në garë për
plotësimin e kësaj vakance, përcjellë fillimisht nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me shkresën nr. 553 prot., datë 08.10.2019 dhe plotësuar përfundimisht me shkresën e këtij organi me nr.714 prot, datë 07.11.2019; si dhe pasi vlerësova kandidatët e ngelur në garë për
plotësimin e kësaj vakance, pas zgjedhjes nga Kuvendi në
datën 11.11.2019, të dy anëtarëve të
Gjykatës Kushtetuese, në përfundim vendosa të,
D e k r e t o j;
Neni 1 /abcnews.al/
Shtuar më 13/11/2019,
ora 16:00