Përleshje me thika në Korçë, një i plagosur, policia jep sqarime
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Një person ka mbetur i plagosur me thikë dhe është dërguar në spital, në gjendje ende të pakonfirmuar.

I plagosuri është Armando Trimi, ndërkohë që i akuzuari për krimin Marklelian Jonuzi.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ende të pa sqaruara nga forcat e rendit që po hetojnë.

Në afërsi të zonës së zjarrfikëses së qytetit, i plagosuri ka marrë goditje në shpinë nga Jonuzi, i cili dyshohet të këtë vepruar në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen nr 17, prapa tregut të shumicës në Korçë, shtetasi A.T, rreth 24 vjeç, dyshohet të jetë dëmtuar me mjet mprehës nga dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis tyre. Shtetasi A.T, aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 24/06/2019, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori