E FUNDIT/ Rama e refuzoi, Basha mbërrin në kohë në Presidencë, nis takimi me Metën
Përgjaken rrugët, "Range Rover-i" përplas për vdekje drejtuesin e një motori
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Në autostradën Levan – Tepelenë, një fuoristradë “Range Rover” e drejtuar nga 27-vjeçari me iniciale A.H. ka përplasur një motorçikletë. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i motorçikletës, ende i paidentifikuar.

Policia e Fierit thotë se është shoqëruar në komisariat drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Shtuar më 03/01/2019, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori