Përfundon procesi i votimit në Maqedoni, partitë presin me ankth rezultatin
Ora 21.00 ka shënuar fundit e procesit të votimit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave të fundit të KSHZ-së, të publikuara për orën 19:00, dalja votuesve në zgjedhje është 45.77%.

Të dhënat përfundimtare priten të kumtohen pas orës 21.30.

Në bazë të Njësive dalja deri në orën 19:00 është kështu. Në njësinë zgjedhore numër 1 dalja është 47.4%, Njësia Zgjedhore numër 2 dalja është 43.4%.

Njësia zgjedhore numër 3 dalja është 51.52 për qind.

Në njësinë zgjedhore numër 4, dalja është 53,24%.

Në njësinë Zgjedhore numër 5, dalja e votuesve është 44.89% dhe në njësinë zgjedhore numër 6 dalja është 35,49%.

Zgjedhjet kanë qenë kryesisht të rregullta, me disa incidente të vogla.

Këto zgjedhje u mbajtën në situatë pandemie, ku për votime janë vëndosur rregulla strikte me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve.
Shtuar më 15/07/2020, ora 21:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori