Përfundon numërimi i votave në Kurbin, ky është rezultati përfundimtar

Sapo ka përfunduar numërimi i kutive të votimit në Kurbin ku sipas KQZ-së nga 76 kutivë e numëruara kandidatja e Partisë Socilaiste, Majlinda Cara është shpallur fituese me një rezultat të thellë përkundrejt kandidatit të Bindjes Demokratike.

Kështu Cara ka marrë 6 623 vota ose 87.27% ndërsa Edmond Piroli ka marrë 966 vota ose 12.73%.

Ndërkohë, krahasuar me raportin e nxjerrë p[araprakisht mbrëmjen e kaluar nga KQZ ka një mospërputhje prej 280 votash.
Shtuar më 01/07/2019, ora 18:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori