Arrestohet shoferi i “Audit” që aksidentoi për vdekje të riun në Tiranë, viktima baba i 2 fëmijëve, mblidhte kanoçe për të mbijetuar

Ka rënë në prangat e policisë shoferi i “Audit” i cili përplasi për vdekje 23-vjeçarin Ledian Tifi, i cili ishte duke lëvizur me motor.

Aksidenti tragjik ndodhi disa ditë më parë në Vaqarr.

Policia njofton se shoferi i makinës Audi ka qenë në gjendje të dehur ditën që ndodhi aksidenti.

Burime bëjnë me dije se viktima ishte baba id y fëmijëve. Ai pononte me motor si transportues pjesësh këmbimi dhe gjatë darkës mblidhte kanoçe për të siguruar mbijetesën e familjes së tij.

Motra e të ndjerit ka bërë apel për ndihmë për familjen e varfër të të vëllait e cila jeton në kushte të mjerueshme.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– A. Sh., 53 vjeç, banues në fshatin Bulticë, Tiranë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Audi”, në Vaqarr, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën;/Albeu.com/