Pas Ramës edhe Xhafaj fundos Saimir Tahirin
Pëlqej
Pas kryeministrit Rama, tashmë është edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj që ka lëshuar një mori akuzash ndaj "politikanëve që mbrojnë trafikantët" sipas tij.

"Fjalime të tëra, emisione dhe shkrime pafund adresohen për trafikun e trafikantët, emrat e të cilëve janë bërë temë e ditës më shumë se asgjë tjetër, ndërkohë duhet të flisnim për thelbin e problemit, për mënyrën si do duhet të përballemi me dukuri të tilla që janë dukuri pa ngjyra dhe pa parti, të flisnin shumë më pak disa nga politikanët tanë, që cështjen e luftës kundër trafikut e shohin thjesht si trafik karrigesh pushteti e t’u jepet mundësi të veprojnë njerëzit e ligjit. Të gjithë flasin për trarfikun e trafikantët por harrojmë të kërkojmë llogari për njerëzit e ligjit qe në vite janë ridënuar dhe rivrarë për t’i shpëtuar burgun lloj-lloj trafikantëve që lëvizin lirshëm se kanë fituar imunitetin e drejtësisë së korruptuar"., - tha Xhafaj gjatë fjalës së tij në në konferencën për trafikun e qënieve njerëzore në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2017, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori