Pas protestës, Monika viziton Bashën në shtëpi
Mëngjesin e sotëm kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka shkuar në shtëpi kreut të PD-së Lulzim Bashës për të zhvilluar një takim me të.

Mësohet se Kryemadhi ka shkruar në banesën e Bashës e cila ndodhet pranë “Arenës Kombëtare”, te zona e Liqenit Artificial në kryeqytet. Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite por me siguri që disa nga temat do jenë kriza politike dhe protesta e radhës e opozitës.

Theksojmë se një ditë më parë opozita e bashkuar zhvilloi protestën e saj të radhës e cila zgjati vetëm 180 minuta dhe ishte paqësore.

Kreu i PD mbajti një fjalim gjatë protestës, ku i ktheu përgjigje për letrën e katër Ramës, dhe tha se s’do të ketë dialog me të. Basha mbylli protestën nga selia e PD dhe tha se opozita është gati të sakrifikojë gjithçka për të mirën e vendit. Protesta e radhës opozitës do të zhvillohet të premte, më datë 31- maj.

Vendi ende vijon të jetë në krizë politike. Për zgjidhjen e krizës politike, presidenti Ilir Meta ka deklaruar se është i gatshëm të djegë edhe mandatin e tij dhe ka theksuar se është gati edhe për të riparë dekretin për të shtyrë zgjedhjet.
Shtuar më 26/05/2019, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori