“Kuptova që unë vdes për meshkuj me uniformë”, Ina Kollçaku rrëfen historinë me policin

Ina Kollçaku, e ftuar në “Goca dhe Gra”, ndau me moderatoret e emisionit më shumë për historinë që ka bërë publike në “Instagram”, ku tha se i mbeti në mendje një polic në Fier.

Psikologia tregon se policin e pa kur ai ndaloi furgonin e policisë për t’i kërkuar të lëvizë makinën dhe i pëlqeu aq sa u bë kurioze për ta njohur.

“Ishte vonë, kishim dalë me makinë. Po prisja kushëririn tim që po merrte diçka në supermarket, kisha ndaluar te vizat e bardha. Ndaloi një polic i Shqiponjave për të më thënë që duhet të lëviz makinën. Pastaj aty kuptova që unë vdes për man in uniforme (meshkuj me uniformë).

Reagimi im në “Instagram” ishte shumë i sinqertë. Nuk kisha pasur një natë të mirë. Reagova në story, thashë që më foli një polic, ishte shumë i mirë, i thash më kontakto se do të shkoj prapë te vizat e bardha… Të nesërmen i shkrujta prapë , i thash a je zgjuar dhe ai u zgjua”.

Ina nuk tregon më tepër për historinë, por fton publikun ta ndjekë në llogarinë e saj në rrjetin social.