Pamje të rënda, humb jetën në mes të Tiranës 68-vjeçari (VIDEO)
Pëlqej
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një i pastrehë është ndarë nga jeta, pasi nuk ka përballuar dot të ftohtin.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.

Ja çfarë shkruan Zhupa në Facebook:

Hasan Hykja, 68 vjec, i pastrehe vdiq mbremjen e sotme ne te ftohte pasi qendrat sociale nuk e pranonin se kishte kemben e semure diabetike.

Nje tmerr i vertete, qe nuk duhet ta perjetoj asnje kafshe jo me nje njeri.

Propagande e bukur ne tv me qendra sociale duke kercyer e dhene ushqim per festat nga mashtruesi Veliaj nderkohe qe njerezit qe kane nevoje te strehohen ne keto dite te ftohta dimri vdesin rrugeve. Del e thote qe i ka marr masat per te pastrehet ne keto dite dimri. Mashtrime si zakonisht por keto jane lloji qe te merr jeten.

Vdekjet ne ndergjegjen e Veliajt nuk jane te pakta, por e gjithe ceshja eshte ka apo jo ndergjegje ky njeri!!!
Shtuar më 12/01/2019, ora 22:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori