Njëri ish-komando, identifikohen dy nga grabitësit e super grabitjes në Rinas
Janw identifikuar dy nga grabitësit e super grabitjes të ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit ku u morën miliona euro.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se bëhet fjalë për një ish-komando të Frocave të Armatosura, për të cilin policia po punon për kapjen e tij.

Gjithashtu mësohet se një tjetër prej grabitësve është identifikuar. Kujtojmë se në këtë ngjarje mbeti i vrarë Admir Murataj që dyshohet se ishte koka e grupit.

Ndërsa polciia ka pohuar se ka gjetur prova në automjetin e përdorur nga grabitësit. /albeu.com/



Shtuar më 19/04/2019, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori