Një tjetër tërmet lëkund Shqipërinë, ku ishte epiqendra dhe sa ballë
Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë është regjistruar në vendin tonë me epiqendër në Detin Adriatik.

Mësohet se thellësia e tij ka qenë 2 km me një distancë 52 km nga Tirana dhe 33 km nga Durrësi.

Lëkundjet janë ndjerë të lehta dhe nuk raportohet për panik, njerëz të dëmtuar apo dëme materiale.

Kujtojmë se vendi ynë në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti ka pasur një histori aspak të lehtë me lëkindjet sizmike ku ajo e nëntorit 2019 shkaktoi mbi 50 viktima, mijëra t dëmtuar e të plagosur si dhe dëme të mëdha materiale.
Shtuar më 29/03/2020, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori