Nis në ajër "lufta" SHBA-Iran (FOTO LAJM)

Raportet mes SHBA dhe Iranit janë tepër të tensionuara ndërkohë që administrata Trump ka urdhëruar dërgimin e mijëra forcave tokësore në Gjirin Persik, ndërsa marina dhe forcat ajrore janë në gatishmëri.

Por, ndërkohë që të dyja palët janë në gatishmëri, duket se në qiell po zhvillohet një luftë e vërtetë, raporton Albeu.com.

Autoritetet amerikane kanë konfirmuar rrëzimin e një droni vëzhgues "MQ-4C Triton" në gjirin e Hormuzit. Amerikanët theksojnë se droni u rrëzua për shkaqe teknike, ndërsa iranianët këmbëngulin se atë e rrëzuan dronët e Iranit.

IRNA ka publikuar foton e një droni në flakë, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për dronin amerikan apo ndonjë tjetër pasi edhe fizikisht nuk ka ngjashmëri.

Iranianët raportojnë gjithashtu për rrëzimin e një tjetër droni, kësaj radhe të armatosur, të SHBA-ve në të njëjtën zonë.

Bëhet fjalë fjalën e fundit të teknologjisë amerikane "RQ-4 Global Haëk". SHBA-të theksojnë se kjo është një gënjeshtër e trashë, ndërsa Irani këmbëngul se ky është droni i dytë i rrëzuar brenda pak orësh në zonën në fjalë.

Tensionet mes dy vendeve u rritën pasi SHBA akuzoi Iranin se po tenstonte mbytjen e tankerave të karburantit në Gjirin e Hormuzit për të shkaktuar probleme me furnizimin në botë me qëllim lehtësimin e sanksioneve ndaj tyre. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2019, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori