Ngjarja e rëndë në Vlorë, Policia jep detaje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gumenisë të Vlorës, ku një burrë ka godityur me bishtin e sëpatës gruan e xhaxhait dhe vajzën e xhaxhait pas një konflikti arsyet e të cilit nuk dihen ende.

Por burime, bëjnë me dije se burri ka goditur me sëpatë gruan dhe vajzën e xhaxhait të tij ndërsa kanë qenë të afërmit e tyre që kanë lajmëruar Policië dhe ambulancën.

Momentalisht dy të plagosur po transportohen me urgjencë drejt spitalit dhe mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve nga policia, ndryshe nga sa u raportua fillimisht në media, gratë e plagosura janë nusja e xhaxhait të autorit dhe kushërira e ti e parë, ndërsa ende nuk kanë mbërritur në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 11/09/2019, ora 20:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori