Shpërndau FAKE-NEWS, Rama pendohet: Kërkoj ndjesë për nxitimin

Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në Twitter ditën e djeshme, shprehet se “kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit“.

“Eagle Hills” kompania e Muhammed El Alabbar që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, e mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”, një investim sa një e katërta e Durrësit që konsiderohet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kryeqytetit kroat“, shkruan Rama në rrjetin social.

Ndërsa ditën e sotme ai i ka tërhequr këto deklarata duke u penduar dhe duke thënë se nuk është e vërtetë dhe kërkon ndjesë për nxitimin.

Edi Rama: Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit” nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, po nuk do justifikohem si e pse ndodhi. Kush s’është mësuar të gënjejë kërkon falje!/albeu.com


Shtuar 18.11.2022 14:19