Finalizohet operacioni policor i koduar “BEFASIA”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në
doza të vogla.
Operacioni i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e
Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP
Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Elbasan.
Vihet në pranga 51 vjeçari që ushtronte këtë veprimtari
kriminale.
Sekuestrohen 40
doza kokainë, 1 aparat celular dhe një peshore elektronike e cila përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë
kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në
doza të vogla, specialistët për Hetimin e
Narkotikëve në DVP
Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP
Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “BEFASIA”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
O.P., 51 vjeç, banues në
Elbasan.
Gjatë hetimit disa mujor të ndjekur me metoda pro aktive nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Elbasan, rezultoi se ky shtetas merrej me veprimtari
kriminale të shpërndarjes së kokainës kryesisht në qytetin e Elbasanit.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40
doza me lëndë narkotike kokainë , me peshë totale 39.4 gramë, një aparat celular dhe një peshore elektronike e cila përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari
kriminale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë
Elbasan, për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e
narkotikëve “.
Shtuar më 07/11/2020,
ora 09:47