Arben Derhemi njoftoi rikthimin e “Njerëz dhe Fate”, a do të rikthehet edhe Didi? Aktorja nxit dyshimet (FOTO LAJM)

Aktori Arben Derhemi u ka dhënë shqiptarëve pak ditë më parë një lajm që e prisnin prej kohësh.
Ai ka publikuar një foto me Robert Ndrenikën, dhe ka paralajmëruar se seriali “Njerëz dhe fate” do të rikthehet në ekranet e shqiptarëve.

“Sot e deklaroj rifillimin e serialit …”Njerez dhe fate”..Eshte gati..”, ka shkruar Arben Derhemi dhe ky ishte i vetmi informacion që ai dha për ndjekësit.

Lajmi u prit me entuziazëm, por kurioziteti është i madh. Pyetje të shumta ksihte edhe për “Didin”, një nga personazhet me më shumë ndikim në serial edhe pse ishte në rol negativ, shkruan Albeu.com.

Aktorja që luan Didin është Arta Muçaj e cila ka lënë edhe një LIKE në postimin e aktorit. Nuk dihet nëse kjo është një konfirmim nga ana e saj se do të jetë sërish pjesë e serialit apo thjesht një pëlqim për kolegun.

“Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlere edhe sot të shikohet. Ajo pasqyronte problemet sociale në atë kohë. 10-seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej. Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjte dhe problemet e kohës./albeu.com/