NATO sjell avionët e saj luftarak në Shqipëri
NATO ka vendosur që të ngrejë një bazë ajroreShqipëri, e cila do të jetë e vetmja në Ballkanin Perëndimor. Kështu, avionët e NATO-s do të ngrihen dhe ulen nga Shqipëria për misione në rajon apo edhe më gjerë.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Rama, i cili ndër të tjera ka njoftuar se fillimisht aleanca do të investojë 50 milion euro në Kuçovë për modernizimin e aeroportit ushtarak që gjendet atje.

Postimi i Ramës

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës”, shkruan Rama.

Sipas tij përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës.

“Kuçova do të shërbeje njëkohësisht edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky Investim strategjik i NATO-s në Shqipëri, do të sjellë një standard të ri për Forcat tona të Armatosura.

Padyshim, një investim i këtyre përmasave krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze të re ajrore të teknologjisë së fundit.

Paralelisht, po zhvillohen diskutime direkte me partnerin tonë strategjik, SHBA, për modernizimin e mëtejshëm të kapaciteteve ajrore shqiptare.

Së shpejti, pritet qe vendimet e përbashkëta të këtyre diskutimeve do të shkojnë për miratimin e Kongresit Amerikan”, shprehet Rama.
Shtuar më 04/08/2018, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori