4 orë takim “kokë më kokë” mes Çuçit dhe Rrumbullakut, vrasja në Larushk dhe dhuna e Rrajave ndaj dy qytetarëve në fokus të diskutimit

Ngjarjet kriminale të ndodhura këtë javë duke nisur nga ekzekutimi me armë në Larushk dhe dhunimi barbar i kushërinjve Maja në Fushë-Krujë nga anëtarët e fisit të deputetit Rrahman Rraja, kanë bërë që Ministri i Brendshëm, Bledi Cuçi të takojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetti, Muhamet Rrumbullaku.

Takimi mes Çuçit dhe Rrumbullakut ka zgjatur rreth 4 orë, dhe është zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Mësohet se në qendër të vëmendjes gjatë takimit mes tyre të kenë qenë ngjarjete  rëndë kriminale që trazuan vendin gjatë kësaj jave, si atentati në banesën e Gentjan bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i tij si dhe u plagosën dy fëmijë të mitur, si dhe dhuna barbare d y dtëve më parë e ushtruar nga anëtarët e fisit Rraja kundrrejt dy kushurinjve Maja.

Në pranga për këtë ngjarje ka përfunduar Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja.

NGJARJET

Kujtojmë se pak ditë më parë, banesa e Gentjan Bejtjas, një emër i njohur për policinë, u bë shënjestër e një sulmi me armë, ku për pasojë u plagosën dy fëmijët e tij të mitur dhe u vra kunati i tij.

Ndërkohë, dy ditë më parë, anëtarë të fisit Rraja dhunuan barbarisht dy persona, pas konflikteve që nisën për një ankesë për një gurore që ata kishin në pronësi.

/AlbEu.com/


Shtuar 8.07.2023 14:46