Ndodh mrekullia në Turqi, gruaja nxirret e gjallë pas 203 orësh nën rrënoja

Një grua është nxjerrë e gjallë nga ekipet e kërkim shpëtimit në Turqi, plot pas 203 orësh nën rrënoja.

Operacioni i shpëtimit u krye sot në gërmadhat e një ndërtese në qytetin jugor të Hatay, 203 orë pas tërmetit katastrofik, që la pas mbi 36 mijë viktima në Turqi e Siri.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje.

Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 36,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje./albeu.com/