Zbulohet lidhja 7-vjeçare e Zhaklin Lekatarit me reperin shqiptar (FOTO LAJM)

Zhaklin Lekatarit nuk i duhen më deklaratat e bujshme për seksin, apo për burrat shqiparë për të qenë në qendër të vëmendjes, pasi tani si opinioniste e “Big Brother VIP” ajo ia ka arritur më së miri.

Zhaku futet shpesh mes çiftesh me komentet e saj, ku si feministe i kërkon vajzave të mos lejojnë asnjëlloj dhunë nga partneri i tyre.
Ky si duket është edhe një mësim që opinionistia Zhaklin Lekatari ka marrë nga jeta e saj personale, shkruan Albeu.com.

Pak vite më parë ajo bëri bujë me deklaratat e saj se si ish i dashuri me të cilin bashkëjetoi për 7 vite e dhunonte. Bëhet fjalë për reperin Bim Bima

Kam pasur edhe një marrëdhënie të dhunshme atje. Isha në një marrëdhënie me dikë që në atë kohë ishte partneri ime dhe në atë kohë marrëdhënia jonë ishte e dhunshme jo vetëm nga ana seksuale. Tjetri të dhunon edhe nga ana psikologjike. Tjetri ushtron dhunë tek ty edhe fizike, bën kërkesa që ti nuk mund ti përmbushësh ose pasigurinë e vet e kanalizon tek ty duke të bërë të ndihesh keq ose zhvlersuar. Kjo është ajo që ndodhi me mua”, sqaroi Lakatari atë kohë. “Ish i dashuri më ka tërhequr zvarrë për disa metra sepse nuk pranova që të kthehesha me të”, tregon ajo.

Së fundmi Zhaklin Lekatari, ka zgjedhur të rrëfejë detaje nga jeta e saj personale. Ajo zbuloi se ka një dekadë që nuk është në një marrëdhënie dhe shtoi se shkak i kësaj është fakti se “ajo i tremb burrat”./albeu.com/


Shtuar 11.03.2023 20:23