Meta thirrje palëve politike: Sa më parë dialog për zgjidhjen e krizës
Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka bërë thirrje palëve politike të ulen sa më parë në dialog për zgjidhjen e krizës.

Meta: Palët të reflektojnë sa më parë për dialog dhe zgjidhjen e krizës. Shqipëria të rikthehet në normalitetin e respektimit të shtetit ligjor. Çdo veprim drejt rrugës së paligjshmërisë dhe të konfliktit, e nxjerr Shqipërinë nga perspektiva e saj europiane.

Meta ka paralajmëruar se aktorët që kontribuojnë në çuarjen më tej të kësaj krize do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar.

Meta: Aktorët e brendshëm ose të jashtëm që i kontribuojnë këtij skenari, do të mbajnë përgjegjësi përpara popullit shqiptar.
Shtuar më 26/06/2019, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori